Dogana dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në zonën e Zubin Potokut.
Dy automjete që dyshohet se kishin hyrë nga Serbia përmes rrugëve ilegale u ndaluan pas një aksioni të përbashkët. Në to u gjetën produkte ushqimore, higjienike dhe birra.
Një person u ndalua, ndërsa tjetri arriti të largohej dhe mbetet i paidentifikuar. Automjetet dhe mallrat janë konfiskuar, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet.




