Ish-presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kalimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës.
Osmani ka thënë se ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës, forcimit të rendit dhe ligjit dhe rritjes së sigurisë.
Sipas saj, qarkullimi i lirë mbi urë kontribuon në afrimin e qytetarëve dhe në forcimin e paqes së qëndrueshme në vend.
Ajo ka shprehur mirënjohje për institucionet që kanë kontribuar në këtë proces, veçanërisht për Policinë e Kosovës.




