Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e presidentit të vendit.
Hoti tha se LDK-ja ka hequr dorë nga kërkesa për balancë institucionale, duke kërkuar fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Ai theksoi se më pas duhet të gjendet një kandidat për president që është i pranueshëm për të gjitha forcat politike.
Hoti përsëriti edhe kërkesën e LDK-së për thirrjen e seancës konstituive, ndërsa për takimin e së martës të thirrur nga Albulena Haxhiu tha se partia do të japë njoftim zyrtar.
“Jemi të gatshëm të kontribuojmë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik”, tha Hoti.




