Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar 1 aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 31 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë raportuar 46 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,975 tiketa trafiku.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa 1 person ndodhet në vuajtje të dënimit.




