Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai po shmang hyrjen nga dera kryesore e Qeverisë dhe po përdor hyrje të tjera.
Behrami, përmes një reagimi në Facebook, tha se Kurti po i shmanget përballjes me deputetët e PDK-së, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do ta lejojnë hyrjen e tij në zyrat e Kryeministrisë.
Ai i bëri thirrje Kurtit të përballet me situatën, duke përdorur edhe gjuhë ironizuese në reagimin e tij.
Deklaratat e Behramit vijnë në kohën kur vazhdon përplasja politike mes PDK-së dhe Kurtit lidhur me zhvillimet institucionale në vend.




