Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, i pandehuri kishte shkuar në banesën e viktimës E.I., ku ndodheshin edhe persona të tjerë.
Prokuroria pretendon se A.S. e ka sulmuar viktimën me thikë në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri kishte tentuar ta sulmonte edhe personin S.I., duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.




