Llogaria e Klodit në Instagram është bërë sërish e paarritshme, duke shfaqur mesazhin “User not found”. Ende nuk dihet nëse profili është mbyllur përkohësisht nga vetë Klodi apo nëse ka pasur ndonjë problem me llogarinë.
Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që profili i tij përballet me një situatë të tillë.
Ndërkohë, mungesa e postimeve të përbashkëta me Elijonën ka nxitur spekulime për një krizë të mundshme mes çiftit.
Megjithatë, Olti Curri ka reaguar ndaj këtyre aludimeve, duke publikuar një fotografi me Klodin dhe duke lënë të kuptohet se çifti vazhdon të jetë bashkë.
Deri tani, Klodi dhe Elijona nuk kanë dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me thashethemet.




