Ambasada e Kosovës në Washington ka marrë vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aktivitetet e organizuara në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Ambasada ka shprehur kënaqësinë për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Sipas Ambasadës, aktivitetet kanë qenë një mundësi për të shënuar këtë përvjetor dhe për të vënë në pah lidhjet dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve.




