Abelard Tahiri ka vizituar sërish në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët ndodhen në paraburgim.
Tahiri ka thënë se pas gjashtë vitesh larg familjeve dhe Kosovës, tash kanë mbetur edhe pak javë deri më 16 shtator, kur pritet të përfundojë procesi gjyqësor.
Pas vizitës, ai ka ndarë mesazhin: “Shihemi më 16 shtator. Kthehemi bashkë në Prishtinë”.




