Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026 është përmbyllur pas tri ditësh me ligjërata teorike, punë praktike dhe shkëmbim përvojash.
Aktiviteti u organizua nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe SHTBK-në, me ligjërues Marius Huth, Arben Krasniqi, Elbesar Gështenja dhe Granit Rugova.
Klinika kishte për qëllim avancimin profesional të trajnerëve dhe zhvillimin e basketbollit në Kosovë, ndërsa në fund pjesëmarrësve iu ndanë certifikatat.




