Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicë të Veriut, të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Rasti lidhet me një operacion policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut, pas pretendimeve të një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore.
IPK ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.
Institucioni ka theksuar se hetimi është ende në zhvillim dhe se rezultati nuk është paragjykuar.




