Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Albin Kurtit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Zemaj ka ironizuar kërkesën për një president me vlera, kontribute dhe merita, duke kritikuar njëkohësisht situatën institucionale në vend.
Sipas tij, një president me këto karakteristika nuk do ta lejonte gjendjen që, siç pretendon Zemaj, është krijuar nën qeverisjen e Kurtit.
“Mbetet të shihet, ndoshta ‘ndryshon’”, ka shkruar Zemaj në reagimin e tij.




