Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar Albin Kurtin pas takimit të tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Mustafa ka ngritur pikëpyetje për mosftesën e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se nëse ekziston vullnet për marrëveshje rreth presidentit, Kuvendi mund të konstituohet pa vonesa.
Sipas tij, pas konstituimit do të ketë kohë të mjaftueshme për të diskutuar dhe zgjedhur presidentin e ri.
Mustafa ka deklaruar se vonimi i seancës, sipas tij, tregon mungesë vullneti për krijimin e institucioneve të reja dhe ka kërkuar që seanca të thirret sa më shpejt.




