Drejtori operativ i FIFA-s, Kevin Lamour, është larguar nga detyra pas përplasjeve me presidentin e organizatës, Gianni Infantino.
Lamour kishte kundërshtuar planin për t’u dhënë investitorëve privatë një pjesë të të drejtave komerciale të Kupës së Botës dhe kishte kritikuar publikisht Infantinon.
FIFA ka njoftuar se vendimi për largimin e tij është marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm. Infantino ndërkohë po përballet me kritika nga disa federata dhe konfederata për planet e tij lidhur me privatizimin e një pjese të të drejtave të Botërorit.




