Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka sqaruar marrëveshjen e KEK-ut për eksportin e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut.
Ajo ka deklaruar se marrëveshja mund t’i sjellë KEK-ut deri në 73.2 milionë euro të hyra shtesë gjatë tri viteve të ardhshme.
Sipas Rizvanollit, eksporti nuk do të ndikojë në prodhimin e energjisë, ndërsa çmimi aktual i shitjes së thëngjillit është dukshëm më i lartë se në të kaluarën.
Ajo ka argumentuar se përmes marrëveshjes përfitues kryesorë janë KEK-u dhe shteti i Kosovës.




