Rritja e rasteve me virusin e Nilit Perëndimor ka ngritur shqetësim në Maqedoninë e Veriut, ku janë konfirmuar 35 raste dhe katër viktima.
Shumica e rasteve janë regjistruar në rajonin e Shkupit, ndërsa më të prekurit janë personat mbi 60 vjeç. Disa pacientë kanë zhvilluar komplikime të rënda neurologjike.
Autoritetet kanë shtuar masat për kontrollin e mushkonjave dhe monitorimin epidemiologjik, ndërsa në disa komuna të Shkupit është shpallur gjendje epidemie.
Qytetarëve u është bërë thirrje të përdorin mjete kundër mushkonjave, të shmangin qëndrimin jashtë gjatë natës dhe të eliminojnë ujin e ndenjur.




