U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend, me theks te nevoja për dialog politik dhe gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin aktual.
Sipas njoftimit, qëllimi është formimi sa më i shpejtë i institucioneve dhe vazhdimi i funksionimit të vendit në përputhje me rendin kushtetues.
Haxhiu ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.




