Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për udhëtimin drejt Italisë.
Djelmoshat e Kosovës do ta përfaqësojnë vendin si pjesë e ekipit olimpik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Skuadra pritet të vazhdojë përgatitjet në ditët në vijim, para nisjes drejt Italisë, ku do të garojë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.




