Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar që seanca të vazhdojë më 20 gusht, në orën 11:00.
PDK-ja vlerëson se Kuvendi duhet të konstituohet pa vonesa, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues.
Në letër, Çitaku thekson se Dehari, në rolin e kryesuesit të seancës, ka përgjegjësi të mundësojë vazhdimin e procesit deri në konstituimin e Kuvendit.
PDK-ja kërkon që seanca të thirret pa vonesa të mëtejshme.




