Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.
Gjeneralmajor Ulutaşh shprehu gjithashtu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it.




