Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar gjithsej 91 aksidente trafiku.
Sipas raportit, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 37 persona janë lënduar, ndërsa 53 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,608 gjoba trafiku. Policia ka arrestuar 12 persona, ndërsa 8 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.




