Deputetët e PDK-së kanë vazhduar edhe të enjten aksionin e tyre para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Aksionit u janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës dhe asamblistë të PDK-së nga Vushtrria.
PDK-ja kërkon që të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i formimit të institucioneve.
Partia ka kritikuar kryesuesin e seancës, Avni Deharin, dhe Vetëvendosjen, duke i akuzuar për zvarritje të procesit institucional./EO/




