Një 55-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij gjatë një mosmarrëveshjeje familjare, ndërsa të lënduara ka mbetur edhe vajza e tij.
Rasti ka ndodhur më 19 gusht, rreth orës 21:30, në një fshat të Ferizajt. Policia ka dalë në vendngjarje dhe gjatë ndërhyrjes ka sekuestruar te i dyshuari një pistoletë, një karikator dhe tre fishekë.
Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar nga hetuesit.
Me urdhër të prokurorit, 55-vjeçari është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.




