Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se partia e saj nuk do të marrë pjesë më në takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ajo i ka cilësuar takimet e deritanishme si të pasuksesshme, duke pretenduar se ato vetëm kanë zvarritur procesin e konstituimit të Kuvendit.
Sipas Deliu-Kodrës, prioritet duhet të jetë vazhdimi i seancës konstituive dhe funksionalizimi i institucioneve.
“Ne nuk do të takohemi më me Albin Kurtin. Kërkesa jonë është që të kthehemi te konstituimi dhe ta kryejmë detyrën tonë ndaj qytetarëve”, tha ajo./EO/




