Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në Kryeministri kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe këtij qyteti turk.
Kurti tha se në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në ekonomi, industri, arsim, kulturë, teknologji, bujqësi, mjedis dhe energji.
Sipas tij, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për investime, tregti dhe shkëmbim përvojash, veçanërisht në shëndetësi, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbeturinave.
Kurti theksoi gjithashtu lidhjet e veçanta mes Kosovës dhe Izmirit, ku jeton një komunitet i madh shqiptar.




