Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke pretenduar se Kosova po pëson humbje të mëdha financiare për shkak të situatës politike dhe bllokadës institucionale.
Hamiti ka thënë se gjatë periudhës së masave të BE-së ndaj Kosovës, nga qershori 2023 deri në fillim të vitit 2026, rreth 700 milionë euro të fondeve evropiane për projekte të ndryshme kanë qenë të pezulluara.
Sipas tij, mosfunksionimi aktual i institucioneve rrezikon edhe fondet nga Plani i Rritjes së BE-së, me humbje që mund të arrijnë në dhjetëra apo edhe qindra milionë euro.
Hamiti ka kritikuar gjithashtu marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit të vitit 2023, duke i cilësuar si të dëmshme për Kosovën.
Ai ka akuzuar Kurtin dhe LVV-në për bllokimin e institucioneve dhe ka paralajmëruar pasoja të mëtejshme sociale, ekonomike dhe politike për vendin.




