Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka nisur rishikimin e skemave të subvencioneve dhe granteve.
Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, tha se synimi është që mbështetja publike të orientohet më shumë drejt investimeve, rritjes së prodhimit, punësimit dhe eksporteve.
Në proces parashihet edhe thjeshtimi i aplikimeve, përdorimi i kritereve objektive dhe përfshirja e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe bankave.
Drafti i ri pritet të përfundojë gjatë muajit shtator.




