Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar mangësi në tenderin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve A6 dhe A7 për periudhën 2025–2028.
Sipas ZKA-së, procedura u vonua për rreth pesë muaj dhe hapja e ofertave u shty pesë herë. Për shkak të vonesave, Ministria përdori katër kontrata të negociuara, përmes të cilave deri në korrik 2026 u paguan rreth 2.8 milionë euro.
Auditimi gjeti gjithashtu se nuk ishin analizuar të gjitha kombinimet e ofertave, ndërsa në një lot u evidentuan çmime shumë më të ulëta se ato referente.
ZKA ka dhënë shtatë rekomandime për forcimin e kontrolleve, rritjen e transparencës dhe shmangien e rasteve të mundshme të konfliktit të interesit./Sinjali/




