Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me programin e tij të ri, “Live me Luizin”.
Televizioni ka publikuar spotin promovues të emisionit, duke paralajmëruar nisjen e tij me mesazhin “Bëhuni gati…”.
Programi do të transmetohet një herë në javë, të premteve në mbrëmje. Luizi më herët ka treguar se synon të sjellë një format argëtues që do të jetë pjesë e diskutimeve gjatë gjithë javës.
Publikimi i spotit ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mes tyre ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito.
Rikthimi i Luizit pritet me interes të madh nga publiku.




