Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshme që çështja e funksionalizimit të Kuvendit të dërgohet sërish në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se tashmë ekziston një aktvendim që përcakton afatin prej 30 ditësh për funksionalizimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve.
Tahiri bëri të ditur se PDK-ja po përgatit kallëzime penale ndaj zyrtarëve që, sipas tij, po vazhdojnë të ushtrojnë detyrat në mënyrë të jashtëligjshme.




