Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar Qeverinë pas vdekjes së disa punëtorëve të KEK-ut gjatë këtij viti.
Ai kërkoi hetime dhe inspektime të plota për kushtet e punës, si dhe forcimin e masave të sigurisë për punëtorët.
Tahiri u bëri thirrje Qeverisë, Inspektoratit të Punës dhe KEK-ut që të mbështesin familjet e viktimave dhe të ndërmarrin masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera.




