Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të organizojë më 12 shtator në Prishtinë “Marshin për Liri”, pak ditë para se në Hagë të shpallet vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Përfaqësuesit e platformës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe politike, duke theksuar se marshi synon të përcjellë mesazhe për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj historisë.
Organizatorët kanë ftuar edhe liderët e partive kryesore, Albin Kurtin, Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin, që t’i bashkohen marshit.
Ndërkohë, nga 22 gushti do të nisë numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, ndërsa në shtatë zonat e UÇK-së do të organizohen aktivitetet “Netët e Lirisë”.




