Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Zëdhënësi i BE-së, Nikola Gaon, tha se situata është shqetësuese, veçanërisht pasi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka kaluar më 7 gusht.
Sipas tij, zvarritja e procesit mund të pengojë reformat e rëndësishme dhe të ndikojë në mundësinë e Kosovës për të përfituar nga fondet dhe programet e BE-së, përfshirë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
BE-ja ka kërkuar që procesi të vazhdojë pa vonesa të tjera, duke bërë thirrje për dialog konstruktiv ndërmjet partive politike dhe respektim të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sundimit të ligjit.
Gaon theksoi se përgjegjësia për tejkalimin e krizës u takon të gjithë aktorëve politikë./EO/




