Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se përshtatja graduale e pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit është rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.
Ai theksoi se bashkëpunimi me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdon, ndërsa institucionet vendore të sigurisë kanë rritur kapacitetet e tyre.
Maqedonci akuzoi lidershipin e Serbisë se po përpiqet ta paraqesë këtë proces si kërcënim për komunitetin serb, duke krijuar një perceptim të rremë për krizë në Kosovë.




