Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbështetur propozimin e Ramush Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet president i Kosovës pas kthimit të tij në vend.
OVL e UÇK-së e cilëson këtë si një propozim me rëndësi kombëtare dhe institucionale, duke kërkuar që institucionet dhe partitë politike ta shqyrtojnë seriozisht.
Sipas organizatës, në situatën aktuale duhet të mbizotërojnë interesi shtetëror, stabiliteti dhe uniteti politik.




