Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 31-të në Ibiza.
Artistja po shijon disa ditë pushimi në ishullin spanjoll, së bashku me familjarë dhe miq. Ajo është parë duke kaluar kohë në një jaht dhe duke shijuar atmosferën e festave në Ibiza.
Viti për Dua Lipën ka qenë i mbushur me udhëtime dhe aktivitete të shumta, përfshirë vizita në vende të ndryshme të Evropës, Afrikës dhe Shqipërisë.
Festimet e ditëlindjes së saj pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.




