Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se vendi që nga 8 gushti ndodhet jashtë një situate normale.
Ai theksoi se deputetët kanë përgjegjësi të respektojnë Kushtetutën dhe të funksionalizojnë institucionet.
Krasniqi bëri thirrje që seanca të thirret sa më shpejt, duke nënvizuar se kjo nuk është kërkesë partiake, por nevojë për funksionimin e shtetit.




