Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar situatën politike dhe institucionale në vend, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe mbajtjen e seancës konstituive.
Tahiri tha se Kushtetuta është detyrim për të gjithë zyrtarët dhe nuk mund të zbatohet sipas interesave politike.
Ai kritikoi edhe deputetët, duke thënë se me mosveprimet e tyre po shkelet betimi dhe po dobësohen institucionet e shtetit./EO/




