Ministri në detyrë Andin Hoti ka thënë se banimi social nuk duhet të konsiderohet vetëm si ndërtim banesash, por si një politikë që ndikon në mirëqenien dhe sigurinë e familjeve.
Ai theksoi se programet e banimit duhet të përfshijnë familjet në vështirësi ekonomike, prindërit vetushqyes, të papunët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe kategori të tjera në nevojë.
Sipas Hotit, një familje mund të largohet nga varfëria kur përveç të ardhurave ka edhe një banesë të sigurt dhe mundësi për punësim e zhvillim.
Ai e cilësoi investimin në banim social si investim në sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve./EO/




