K.R.U. “Gjakova” ka njoftuar se më 21 gusht Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka kryer inspektim në një objekt të ndërmarrjes, që ndodhet në zonën e dytë mbrojtëse.
Pas inspektimit është hartuar procesverbali, ndërsa sipas ndërmarrjes, më 24 gusht pritet të pranohet edhe aktvendimi zyrtar për gjetjet e evidentuara.
K.R.U. “Gjakova” ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të aktvendimit do t’i informojë qytetarët për hapat e mëtejmë dhe ka kërkuar që të shmanget keqinformimi.
Inspektimi vjen pas njoftimit të ministres në detyrë Fitore Pacolli për mbylljen e aktivitetit të hotelit dhe restorantit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Liqenit të Radoniqit. Nga hoteli kanë deklaruar se aktiviteti po vazhdon.




