NASA ka publikuar të dhëna satelitore që tregojnë përmasat e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën nga 1 maji deri më 19 gusht.
Sipas të dhënave, Evropa Perëndimore është përballur me pesë valë të të nxehtit, ndërsa në disa vende temperaturat kanë kaluar 40°C.
Nxehtësia e zgjatur ka ndikuar në shëndetin e njerëzve, bujqësi, infrastrukturë dhe furnizimin me ujë e energji. Raportet paraprake e lidhin këtë periudhë me rreth 10 mijë vdekje të shtuara në disa vende evropiane.




