Një gjykatë federale në SHBA ka shpallur të paligjshme politikën e administratës së Donald Trump për pezullimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve, përfshirë Shqipërinë.
Gjykatësja Jeannette Vargas vlerësoi se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar kompetencat dhe se aplikimet duhet të shqyrtohen individualisht, duke marrë parasysh rrethanat financiare dhe personale të secilit aplikant.
Vendimi prek vizat për emigrim dhe bashkim familjar, por jo vizat turistike apo studentore. Administrata Trump mund ta apelojë vendimin.




