Një person me inicialet Xh.Sh. është ndaluar për 48 orë, pas vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në Veternik të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe Drejtoria e Inspektimit e Komunës së Prishtinës.
Sipas Prokurorisë, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarët okularë, ndërsa po vazhdon grumbullimi dhe administrimi i provave relevante për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.




