Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri Enver Dugolli dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, po marrin pjesë në varrimin e policit nga Malisheva, Altin Kryeziu.
Kryeziu ishte aksidentuar rreth një javë më parë, teksa ishte duke drejtuar trafikun në Malishevë.
Pas aksidentit, ai qëndroi për disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ndërroi jetë një ditë më parë.
Varrimi i tij po përcillet me pjesëmarrjen e familjarëve, kolegëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.




