Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në “panik ligjor” dhe se veprimet e saj politike janë, sipas tij, “alibi” për të mos gjetur zgjidhje për krizën institucionale.
Ramadani tha se problemi kryesor mbetet moskonstituimi i Kuvendit dhe se VV-ja po e çon vendin drejt zgjedhjeve.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ai tha se Aleanca nuk është e interesuar për marrëveshje partiake, por mbështetja e saj varet nga gjashtë kërkesat që ka paraqitur për zgjidhjen e situatës politike./EO/




