Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Njësia e Task Forcës–Jugu ka ndaluar një furgon që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, në drejtim të fshatit Mjak të Vitisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur **9,525 copë çipsa, 700 pashteta dhe 750 copë gullash gjedhi**, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacion.
Mallrat, me mbishkrime të Maqedonisë së Veriut, vlerësohen preliminarisht mbi 5 mijë euro, pa përfshirë detyrimet doganore.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti do të procedohet nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës.




