Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot në orën 18:00 për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Takimi vjen pas bisedimeve të zhvilluara më 18 gusht, kur palët diskutuan për profilin e Presidentit dhe u dakorduan që në takimin e radhës të shqyrtojnë emra konkretë.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i pakonstituuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur ende marrëveshje për çështjen e Presidentit./EO/




