Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një 80-vjeçareje në Prizren.
Ajo tha se rasti, i cili pason një tjetër vrasje të një gruaje pak ditë më parë, nuk duhet të shihet si ngjarje e izoluar.
Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që hetimi të jetë i shpejtë dhe i plotë, ndërsa autorët të përballen me dënimin maksimal sipas ligjit.
Ajo kërkoi gjithashtu masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe forcimin e mekanizmave të mbrojtjes.
Në fund, Haxhiu shprehu ngushëllime për familjen e viktimës.




