Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 ka nisur startimin dhe pritet të sinkronizohet së shpejti me rrjetin elektroenergjetik, pas përfundimit të sanimeve.
KEK ka paralajmëruar se gjatë procesit të startimit mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë, duke e cilësuar si dukuri të përkohshme.
Korporata ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe Komunës së Obiliqit gjatë kësaj periudhe.




