Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar kërkesën për takim nga deputetët opozitarë që po protestojnë para objektit të Qeverisë.
Sipas Policisë, Kurti ka agjendë të ngjeshur dhe deputetëve u është kërkuar të lënë një numër kontakti për një takim të mundshëm.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se opozita nuk kërkon takim me Kurtin, por kërkon që ai të shkojë në Kuvend dhe të vazhdojë seancën konstituive./EO/




